Diogo Moreira në vitin 2026 do ta bëjë hapin e madh në karrierë
D

Diogo Moreira në vitin 2026 do ta bëjë hapin e madh në karrierë

Motoçiklisti brazilian Diogo Moreira do të garojë në MotoGP sezonin e ardhshëm me ekipin LCR Honda, si pjesë e një kontrate disa-vjeçare me Hondën. Nga viti 2027, ai mund të kalojë në ekipin zyrtar të fabrikës.

Moreira do të zëvendësojë Somkiat Chantra-n dhe do të garojë përkrah Johann Zarco-s. Ai është braziliani i parë në MotoGP që nga Alex Barros. Debutimi i tij do të ndodhë më 18 nëntor në testimet në pistën “Ricardo Tormo”.

Kjo është një tjetër lajm i mirë për tifozët brazilianë, pasi në vitin 2026 MotoGP rikthehet edhe në Brazil, në pistën “Ayrton Senna”.

TË FUNDIT