Një person ka njoftuar policinë se në Ranillugë janë dëmtuar disa varreza nga persona të panjohur.
Ankuesi gjithashtu ka thënë se janë shkruar edhe disa grafite në muret e objektit fetar.
Njoftimi i plotë:
Ranillugë / N.N. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur janë dëmtuar disa varreza dhe gjithashtu në muret e objektit fetar janë shkruar disa grafite. Rasti nën hetime.



