Futbolli vendor vazhdon edhe sot me ndeshje të reja në Superligë, ku në program janë tre përballje të tjera në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit.
Gjashtë skuadra do të zbresin në fushë me një objektiv të qartë, pasi që të gjitha ekipet vazhdojnë të jenë brenda synimeve të tyre për këtë sezon dhe çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka rëndësi të madhe.
Padyshim, përballja më interesante e ditës pritet të zhvillohet në Podujevë, ku KF Llapi, që ende nuk ka arritur fitore në stinorin pranveror të kampionatit, do të përballet me FC Ballkani, skuadrën që vazhdon të luftojë për titullin e kampionit.
Një tjetër ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Malishevë, ku KF Malisheva, që aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë, do të presë në shtëpi FC Prishtina.
Ndërkohë, dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes KF Ferizaj dhe SC Gjilani, ku fitorja konsiderohet thuajse jetike për të dyja skuadrat në garën për objektivat e tyre.
Të tre duelet e ditës së sotme në Superligëdo të fillojnë nga ora 13:00. /AutoPortali



