MPB Maqedoni njofton se dje (08 prill), zyrtarët policorë kanë lëshuar gjithsej 895 urdhërpagesa në kuadër të kontrolleve intensive në komunikacion, pas masave të marra në zbatim të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.
“Sa i përket sanksioneve për kundërvajtje, numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara ndaj drejtuesve të automjeteve vazhdon të ketë të bëjë me parkimin e paligjshëm (299), ndërsa 273 kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Më pas vijojnë kundërvajtjet për mos posedim të patentë shoferit (67), më pas kundërvajtjet për mos vendosje të rripit të sigurimit (54), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit (21), si dhe 11 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët”.
“Në kuadër të kontrolleve, në nëntë raste është evidentuar një veturë duke kaluar në semafor të kuq, 12 vozitës kanë vozitur veturën nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë evidentuar 17 vetura të paregjistruara si dhe shtatë vetura me defekte teknike sipas Ligjit për siguri në komunikacion”.




