Drag Race 2, tubon garuesit tanë dhe ata të rajonit
D

Drag Race 2, tubon garuesit tanë dhe ata të rajonit

Pas tri garave në disiplinën malore (Grashtica, Kulla e Kruja), fundjava e radhës është e destinuar për Drag Race, e dyta për këtë vit.

Më 4 e 5 korrik, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, të pasionuarit pas shpejtësisë do të sfidohen edhe njëherë me synimin për rezultate sa më të mira.

Tashmë për pjesëmarrje kanë aplikuar disa nga garuesit e dëshmuar në këtë disiplinë.

Garues nga Kosova, shumë të tjerë nga diaspora jonë, pastaj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Greqia  e vende tjera të rajonit do t’i japin “flakë” pistës në Sllatinë, ndërsa interesimi pritet të jetë i madh edhe nga dashamirët e kësaj disipline.

Përgatitjet nga organizatori, Eurogoma Racing Team në bashkëpunim me FASK-un dhe institucionet tjera janë drejt fundit, prandaj është e sigurt që edhe kjo fundjavë do të jetë festë automobilistike.

 

TË FUNDIT