Drita ka shënuar një fitore me rezultat 1-0 ndaj Differdange në ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra gjilanase dominoi pjesën e parë duke krijuar disa raste, por pa arritur të i finalizoj ato, shkruan AutoPortali.
Me nisjen e pjesës së dytë, Drita shtoi presionin dhe shpërblimi erdhi në minutën e 74-të, Arb Manaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas një asistimi nga Salifu Ibrahim.
Kjo fitore i jep përparësi Dritës para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme. /AutoPortali




