FC Drita do të ketë mungesë të madhe të martën (nesër) në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Champions League, ku do të përballet me Differdange 03.
Ndeshja e shumë pritur në kualifikimet për Champions League që do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, për skuadrën nga Gjilani do të fillojë me një problem të madh, shkruan AutoPortali.
Sipas rregullores së UEFA-s, ylli i “Intelektualëve”, Rron Broja do të mungojë, pasiqë ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e vitit të kaluar nda Legias.
Trajneri Zekrija Ramadani nuk do të ketë në dispozicion yllin e skuadrës për ndeshjen e parë të Champions League, mirëpo do të ketë të drejtë loje në ndeshjen kthyese javën e ardhshme që do të zhvillohet në Luksemburg. /AutoPortali




