Kampioni i aktual i futbollit të Kosovës, FC Drita sonte do të luaj ndeshjen kthyese ndaj Differddange, ndeshje kjo e vlefshme për Conference League.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 2-1 në favor të Intelektualëve, transmeton AutoPortali.
Përballja e sotme do të zhvillohet në ora 20:00 në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, ku gjyqtar kryesor do të jetë italiani Andrea Colombo.
Skuadra kosovare do të synojë fitoren në këtë ndeshje në mënyrë që të siguroj fazën e grupeve në Conference League. /AutoPortali


 
                                    

