Dua Lipa sjell në ankand Porsche-n e saj të veçantë për kauzë bamirësie
D

Dua Lipa sjell në ankand Porsche-n e saj të veçantë për kauzë bamirësie

Ylli britaniko-shqiptar i popit, Dua Lipa, jo vetëm që po dominon në listat muzikore me hite si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”, por edhe po shërben si ambasadore e markës prestigjioze Porsche.

Pas një filmi promocional për crossover-in elektrik Macan vitin e kaluar, këngëtarja është përfshirë në projektimin e një Porsche 911 GT3 RS të veçantë, një makinë e vetme në botë, që tashmë do të dalë në ankand online për të mbështetur fondacionin e saj bamirës, Sunny Hill, i cili ndihmon të rinjtë kosovarë.

Dua Rennstall – Porsche i veçantë me ngjyra psikodelike

Kjo makinë, zyrtarisht e quajtur Dua Lipa Rennstall GT3 RS, u prezantua gjatë javës së Grand Prix-së së Monakos në 2025, pak para garës së Porsche Mobil 1 Supercup.

Pamja e saj është magnetike: një lyerje me vija spiral psikodelike në ngjyrat e kuqe, ari dhe jeshile e errët mbi bazë turkuaz, me logo të Porsche, Puma dhe Mobil 1, si dhe me mbishkrimin “Dua Lipa Rennstall” përgjatë kapakut dhe anës.

Sipas RM Sotheby’s, e cila po menaxhon ankandin, makina është një model me specifikime të larta, e përfunduar në ngjyrën Arctic Grey, me brendësi prej lëkure të zezë dhe detaje Race-Tex me qëndisje në ngjyrë Guards Red.

Në këtë version përfshihet paketa Weissach, një paketë me vlerë 34,730 dollarë që përfshinë komponentë të lehtë si rrota magnezi, pjesë karboni dhe korniza të forcueshme me fibra karboni, duke ulur peshën e makinës me rreth 15 kilogramë.

Në makinë janë shtuar edhe frenat e avancuara Porsche Ceramic Composite me kalipera të verdhë, si dhe sistemi për ngritjen e aksit të përparmë për rrugë me pjerrësi të madhe.

Brendësia është ruajtur pothuajse e paprekur, duke ruajtur qëndisjen Guards Red dhe dizajnin karakteristik të instrumenteve.

Nga Goodwood në bamirësi

Së fundmi, Dua Lipa shfaqi Porsche-n e saj në festivalin e famshëm të Goodwood, ku udhëtoi në anën e shoferit përballë Karen Gaillard nga skuadra sportive femërore Iron Dames, për të ngjitur kodrën e njohur të Goodwood.

Në një intervistë për Sky Sports, Lipa shprehu entuziazmin për bashkëpunimin me Porsche-n: “Jam shumë me fat që pata mundësinë të punoj me ekipin e Porsche dhe të krijoj diçka unike dhe argëtuese, që ta sjell këtu në Goodwood,” tha ajo.

Porsche me qëllim bamirës

Të gjitha të ardhurat nga shitja e GT3 RS do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacioni i themeluar nga vetë këngëtarja në vitin 2018. Ky fondacion mbështet të rinjtë në Kosovë, me fokus promovimin e artit dhe kulturës.

Që nga themelimi, Sunny Hill ka financuar bursa për vajza në fushën STEM në Kosovë, ka mbështetur 17 organizata kulturore dhe OJQ, dhe ka ofruar edukim të avancuar në art për të rinjtë nëpërmjet bashkëpunimeve me institute në Los Angeles dhe Suedi.

Vlera dhe fakte

Vetura Dua Lipa Rennstall GT3 RS vlerësohet mbi 400,000 euro (rreth 464,000 dollarë), ndërsa ankandi përfundon më 31 korrik. Makina ka një kilometrazh të ulët prej mbi 3,200 miljesh, si pasojë e përdorimit të kufizuar për qëllime promocionale.

Porsche dhe yjet – një lidhje e njohur

Porsche ka një histori të gjatë bashkëpunimi me personazhe të famshëm për të promovuar markën, përfshirë aktorin Adrien Brody dhe këngëtaren K-Pop Jennie nga BLACKPINK. Por bashkëpunimet si ajo me Dua Lipën, që lidhen me bamirësi dhe trashëgimi kulturore, i japin këtij bashkëpunimi një dimension më të thellë./AutoPortali

TË FUNDIT