Ducati ka filluar “të frikësohet” nga Aprilia
D

Ducati ka filluar “të frikësohet” nga Aprilia

Ducati u rikthye në podium në Çmimin e Madh të Brazilit, por përshtypjet brenda ekipit nuk janë plotësisht pozitive. Fabio Di Giannantonio arriti të ngjitej në podium së bashku me pilotët e Aprilia-s, por fundjava në pistën “Ayrton Senna” la një shije të hidhur-të ëmbël. Sidomos për ekipin zyrtar, që u përball me rrëzimin e Francesco Bagnaia dhe vetëm vendin e katërt të Marc Marquez.

Spanjolli mund të kishte përfunduar në podium me fituesin Marco Bezzecchi dhe Jorge Martín, por gjendja e përkeqësuar e asfaltit nuk e lejoi. Spanjolli zgjodhi të përfundojë garën pa rrezikuar rënie, sidomos në kthesat e rrezikshme 11 dhe 12. Kështu, Aprilia, me një stil më të guximshëm, arriti fitoren e parë dopio këtë sezon.

Menaxheri i ekipit Ducati, Davide Tardozzi, përgëzoi Aprilia-n, duke theksuar se ata kanë bërë përparim të madh që nga viti i kaluar dhe tashmë janë në të njëjtin nivel ose edhe pak përpara. Ai pranoi gjithashtu se Ducati po humbet terren në disa aspekte.

Sezoni vazhdon në SHBA, në një pistë të preferuar për Msrquez, ku ai shpesh ka dominuar dhe ka fituar nofkën “Mbreti i Amerikave”. Gara në Teksas do të jetë kyçe për të parë formën reale të kampionit, i cili ka pasur vështirësi në fillim të sezonit.

Megjithatë, Ducati e pranon se problemi nuk është vetëm gjendja fizike e Marquez-it pas dëmtimit. “Nuk mund të presim që talenti i Marc të na zgjidhë gjithmonë problemet. Ai nuk është 100%, por si çdo kampion i madh, nuk ankohet dhe punon fort për të arritur rezultatet më të mira të mundshme”, tha Tardozzi, duke ulur presionin mbi spanjollin pas operacionit në shpatullën e djathtë.

TË FUNDIT