Francesco Bagnaia do të largohet nga Ducati në fund të sezonit 2026 dhe do t’i bashkohet Aprilia për MotoGP 2027. Dy herë kampioni i botës largohet pas tetë sezonesh me Ducati-n, ku fitoi titujt në vitet 2022 dhe 2023.
Bagnaia pritet të zëvendësohet nga Pedro Acosta, i cili do të garojë përkrah Marc Marquez te Ducati në vitin 2027. Ndërkohë, te Aprilia ai do të jetë shok skuadre me Marco Bezzecchi.



