Policia e Durrësit ka vijuar zbatimin e planit operativ “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare që zihen në mënyrë të paligjshme nga subjekte që vendosin çadra dhe shezlongë pa leje.
Gjatë kontrolleve në lagjen nr. 15, në zonën e plazhit të Kallmit, u identifikuan tri hapësira të zëna pa autorizim. Si rezultat, u sekuestruan 70 komplete çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga tre shtetas.
Për këtë rast, Prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit A. H. (61 vjeç), E. S. (36 vjeç) dhe F. H. (64 vjeçe), të gjithë banues në Durrës./AutoPortali



