Dy persona të lënduar nga aksidenti afër kazermës “Adem Jashari”
D

Dy persona të lënduar nga aksidenti afër kazermës “Adem Jashari”

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

TË FUNDIT