Dy persona të lënduar nga aksidenti në Lipjan
D

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Lipjan

Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësiti Rajonal i Trafikut.

Aksident në Rufc të Lipjanit, automjeti del jashtë rrugës (FOTO)

TË FUNDIT