Dy të arrestuar në Mitrovicë për pjesë veture të vjedhura në Gjermani
D

Dy të arrestuar në Mitrovicë për pjesë veture të vjedhura në Gjermani

Janë arrestuar dy pronarë të një autoservisi në Mitrovicë, pasi në dyqanin e tyre janë gjetur pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell AutoPortali.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

VETURË E VJEDHUR-GJETUR

Prishtinë  22.09.2025 – 14:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë,  nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që  dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani. Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT