Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, të enjten rreth orës 10:30.
Sipas raportit të Policisë, të përfshira kanë qenë dy automjete dhe një motoçikletë, transmeton AutoPortali.
“Sot rreth orës 10:30 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.”, njofton PK.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit./AutoPortali



