Dy të lënduar nga përplasja e dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë
D

Dy të lënduar nga përplasja e dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për AutoPortalin se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Sipas Osmanit, aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit.

“Njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim”, tha ai.

TË FUNDIT