Dy të rinj nga Kosova arrestohen në Lezhë për vjedhje në një pikë karburanti
D

Dy të rinj nga Kosova arrestohen në Lezhë për vjedhje në një pikë karburanti

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy shtetas nga Kosova, të cilët akuzohen për vjedhje në një pompë derivatesh në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë identifikuar si A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Dy të rinjtë u lokalizuan nga patrullat e Policisë gjatë përpjekjes për t’u larguar drejt Malit të Zi, me automjetin që dyshohet se është përdorur në kryerjen e vjedhjes. Policia ndërhyri në kohë duke bërë të mundur ndalimin e tyre dhe sekuestrimin e automjetit, shkruan AutoPortali.

Të dy të rinjtë tashmë ndodhen në ndalim, ndërsa ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale të “vjedhjes”.

TË FUNDIT