Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident tragjik në Zajm të Klinës
D

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident tragjik në Zajm të Klinës

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

Gashi bëri të ditur se dy të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

TË FUNDIT