Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 73 aksidente, dy me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 44 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet | 2 |
Aksident trafiku me të lënduar | 27 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 44 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 2437 |
Persona të arrestuar | 15 |
Persona në mbajtje | 7 |
Persona në ndalim policor | 3 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |