Dy vëllezër, një ëndërr
D

Dy vëllezër, një ëndërr

Mediumi i mdh amerikan, CNN së fundmi është takuar me familjen Marquez për të mësuar më shumë rreth ekuilibrit mes karrierës së tyre në garat me motorë dhe jetës përtej pistës.

Në një intervistë të thelluar me familjen Marquez, CNN hedh dritë mbi marrëdhënien personale dhe profesionale mes Marc dhe Alex Marquez. Intervista ofron një vështrim nga afër në betejat e tyre në pistë, respektin e ndërsjellë dhe lidhjen e fortë familjare midis dy vëllezërve që aktualisht renditen në vendin e parë dhe të dytë në kampionatin botëror të MotoGP-së.

Intervista nis me Alex Marquez, i cili flet për stilin e tij të drejtimit dhe procesin e përshtatjes nga motori Ducati 2023 te ai i vitit 2024.

“Ky motor ishte i lehtë që në momentin e parë, është i përshtatshëm për stilin tim të drejtimit, ndaj nuk kisha nevojë të ndryshoja shumë”, shpjegon Alex. “Unë dhe Marc vinim nga një motor i vitit 2023 që ishte shumë i vështirë për t’u drejtuar … motorri i vitit të kaluar ishte një makth në hyrjet e kthesave”.

“Kur je mbi motor dhe mendon shumë, je i ngadaltë, kur nuk ke nevojë të ndryshosh shumë stilin e drejtimit dhe mund të ndërtosh shpejtësi natyrshëm, je shumë i shpejtë, dhe këtë mundësi ma ka dhënë motori i 2024, është më i mirë në të gjitha aspektet, kështu që është shumë më i lehtë për mua. Kur e shijon dhe je i shpejtë, gjithçka bëhet më e thjeshtë”.

Marc tregon se edhe gjatë fundjavave të garave, ata mbeten të lidhur ngushtë, si brenda ashtu edhe jashtë pistës: “Sot kaluam një moment të bukur së bashku në motorhome, bëmë një bisedë para praktikës së dytë të lirë (FP2), duke diskutuar ndjesinë që kemi nga pjesa e përparme e motorëve”, tha ai për CNN Sports gjatë një brifingu në Çmimin e Madh të Italisë.

“Flasim për ndjesitë në motor, por në fund secili ka strategjinë e vet me mekanikun e tij kryesor, dhe kemi stile të ndryshme drejtimi. Ai ndjen diçka në motor, unë ndjej diçka tjetër, por kohët tona janë shumë të afërta”.

Më vonë, CNN ka biseduar edhe me babain e tyre, Julia, i cili foli për marrëdhënien mes vëllezërve brenda dhe jashtë pistës, si dhe për rolin që ai ka në jetën e tyre personale dhe profesionale.

“Marrëdhënia e tyre personale është shumë e mirë, por unë sigurohem që të ndaj punën nga të qenët baba. Jam këtu me ta, kemi marrëdhënie të shkëlqyer, por nuk përfshihem. Jashtë pistës është ndryshe, sepse atje mund të sillem si baba”.

TË FUNDIT