Dy vetura dëmtohen nga një shpërthim në Mitrovicë të Jugut
D

Dy vetura dëmtohen nga një shpërthim në Mitrovicë të Jugut

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë të Jugut, në orët e para të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete.

Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar rreth orës 00:50 të datës 10 gusht 2025. Të dy automjetet janë në pronësi të dy personave meshkuj kosovarë, shkruan AutoPortali.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur një dorëz granate, e cila është konfiskuar si provë materiale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet nën hetime. /AutoPortali

TË FUNDIT