Dy viktima nga aksidenti në Borsh, dy të tjerë në gjendje të rëndë
D

Dy viktima nga aksidenti në Borsh, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë pasdite në afërsi të Borshit në Shqipëri, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.

Siç raporton EuroNews, sipas burimeve paraprake, për pasojë kanë humbur jetën dy persona: një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me furgon.

Dy personat e tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, transmeton AutoPortali.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ekipe të emergjencës mjekësore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

TË FUNDIT