Edon Zhegrova ishte pjesë e skuadrës së Lillet në ndeshjen ndaj Monacos, por qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë takimit, që përfundoi me fitoren 1:0 të ekipit francez.
Trajneri Bruno Genesio sqaroi pas ndeshjes se mungesa e Zhegrovës në fushë ishte për shkak të mungesës së formës dhe një lodhjeje muskulore.
“Edoni është këtu, por do të shohim nëse do të mbetet deri në fund. Nuk mora rrezik, sepse nuk ka luajtur prej kohësh dhe ndiente lodhje”, tha Genesio.
E ardhmja e 26-vjeçarit te Lille mbetet e pasigurt, pasi ai pritet të largohet para fundit të afatit kalimtar. Zhegrova ka marrëveshje personale me Juventusin, që i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2030 dhe pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.


 
                                    

