E bujshme, Marc Marquez i jep fund konfliktit 10-vjeçar
E

E bujshme, Marc Marquez i jep fund konfliktit 10-vjeçar

Ylli i Ducatit, Marc Marquez, thotë se ka vendosur të mbyllë kapitullin e rivalitetit me Valentino Rossin, dhjetë vjet pas incidentit të famshëm të Sepangut në vitin 2015.

Ndërsa Rossi vazhdon ta akuzojë spanjollin se i prishi titullin e dhjetë botëror, Marquez tani kërkon të largohet nga çdo polemikë me ish-rivalët.

Pak muaj më parë, të dy u takuan në pit-lane në Austri pa përshëndetur njëri-tjetrin, gjë që la të kuptohej se tensionet vazhdonin. Në ceremoninë gala të MotoGP në Valencia, ku Márquez mori titullin e tij të shtatë në klasën kryesore, tifozët madje fishkëllyen Rossin kur u shfaq në ekran.

Marquez kërkoi publikisht “respekt për të gjithë pilotët”, duke theksuar se për të incidentet në pistë janë gjithmonë të paqëllimshme.

“Kam mësuar se është e vështirë të jetosh me mllef. Në pistë të gjithë jemi në limit dhe gabimet janë pjesë e garës”, tha ai.

Australian MotoGP: Marc Marquez fifth title, Valentino Rossi, Japanese GP  Motegi | Herald Sun

Kjo qasje më e qetë u vu re edhe pas përplasjes me Marco Bezzecchi në Indonezi, që e la me thyerje të klavikulës dhe e detyroi të humbiste pesë garat e fundit të sezonit. Edhe pse i dëmtuar, ai kërkoi nga tifozët të respektojnë Bezzecchin, duke thënë se “askush nuk e bën me qëllim”.

Sipas Marquez, ky ndryshim vjen me moshën: “Në 20 vjeç nuk i sheh gjërat si në 32”.

TË FUNDIT