E bujshme, Quartararo transferohet te skuadra e madhe
E

E bujshme, Quartararo transferohet te skuadra e madhe

Honda ka arritur një marrëveshje me Fabio Quartararon për sezonet 2027 dhe 2028, raporton Motorsport.com. Francezi 26-vjeçar do të largohet nga Yamaha, skuadra me të cilën debutoi në MotoGP në 2019 dhe fitoi titullin botëror në vitin 2021.

Pas disa sezoneve të vështira dhe mungesës së progresit konkurrues të Yamaha-s, durimi i “El Diablo” u sos, pavarësisht investimeve të rritura nga prodhuesi japonez. Sezoni 2026 do të jetë i fundit i tij me Yamaha dhe do të shërbejë si vit tranzitor përpara rregullave të reja teknike të 2027-ës, me motorë 850 cc.

Pas zyrtarizimit të Quartararos, Honda do të vendosë edhe për pilotin e dytë, me kontratat e Joan Mir dhe Luca Marini që skadojnë në fund të 2026-ës. Në listën e alternativave përmenden edhe Pedro Acosta dhe Jorge Martin.

TË FUNDIT