Barcelona ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford, për shkak të kufizimeve financiare që vazhdojnë të ndikojnë në strategjinë e klubit katalanas.
Pavarësisht paraqitjeve pozitive të sulmuesit anglez, drejtuesit nuk dëshirojnë të rrezikojnë stabilitetin ekonomik me një investim të tillë.
Ky vendim e detyron Barcelonën të kërkojë alternativa në repartin ofensiv, me huazimin si opsionin më të përshtatshëm për momentin.
Drejtoria sportive synon afrimin e një lojtari të ri, që mund të ketë ndikim të menjëhershëm në skuadër dhe njëkohësisht potencial për zhvillim, pa kosto të larta transferimi.
Në këtë kuadër, vëmendja e klubit është përqendruar te Manchester City, i cili ka një numër të madh lojtarësh ofensivë në përbërje.
Sipas raportimeve, City është i hapur për huazime strategjike që ndihmojnë zhvillimin e talenteve të rinj.
Emri që po fiton më shumë mbështetje është Savinho, 21-vjeçari i Manchester Cityt. Ai vlerësohet për shpejtësinë, aftësitë në driblim dhe lojën në krahë, cilësi që përputhen me kërkesat e stafit teknik të Barcelonës.
Për ta bërë marrëveshjen të realizueshme, Barcelona është e gatshme të mbulojë rreth 65% të pagës së lojtarit.
Bisedimet janë ende në fazat fillestare, por klubi katalanas e konsideron këtë opsion si një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme financiarisht. /AutoPortali



