E pabesueshme sa kushtoi dëmi në bolidin e Bortoleto-s, paga e tij vjetore nuk mjafton
E

E pabesueshme sa kushtoi dëmi në bolidin e Bortoleto-s, paga e tij vjetore nuk mjafton

Ekipi Sauber ka zbuluar se aksidenti i Gabriel Bortoleto-s në sprint garën e Brazilit ka shkaktuar dëm me vlerë 2.359.000 dollarë. Në xhiron e fundit, braziliani u përplas me 339 km/h, duke shkatërruar shasinë, qelinë e mbijetesës, pjesët aerodinamike dhe mekanike. Goditja prej 50G e la bolidin tërësisht të padobishëm, por piloti fatmirësisht doli pa lëndime.

Bortoleto u aksidentua edhe të dielën, duke e çuar koston totale pothuajse në 2.5 milionë dollarë. Për krahasim, një makinë F1 kushton 15–20 milionë dollarë, ndërsa vetëm shasia arrin deri në 1 milion.

Raportohet se Red Bull ka paguar rreth 2.9 milionë dollarë për dëmet e Tsunodas këtë sezon, ndërsa Ocon ka shkaktuar rreth 2.5 milionë te Haas. Kampioni Verstappen ka shkaktuar vetëm 200 mijë dollarë dëm.

Ironikisht, paga vjetore e Bortoleto-s është rreth 2 milionë dollarë, pra më pak se vetë riparimi i aksidentit.

TË FUNDIT