E papritur Marc Marquez njoftoi tërheqjen nga garat (VIDEO)
E

E papritur Marc Marquez njoftoi tërheqjen nga garat (VIDEO)

Bota e motoçiklizmit ka mbetur e tronditur! Kampioni i madh spanjoll Marc Marquez ka vendosur zyrtarisht t’i japë fund karrierës së tij.

Lajmin e bëri të ditur pak para fillimit të fundjavës së garave për Çmimin e Madh të Valencias, në pistën Ricardo Tormo.

Tifozët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një shaka, por emocionet në bokse konfirmuan se një nga pilotët më të mëdhenj në histori po largohet nga motoçiklizmi, vetëm pak ditë pasi kishte fituar titullin e tij të dhjetë botëror, të tetin në kategorinë MotoGP.

Një lamtumirë emocionuese

Pak para nisjes së provave të para të lira, tifozët shpërthyen në lot, ndërsa ekipi Ducati e priti me duartrokitje të fuqishme. Edhe rivali i tij i madh, Jorge Martín, mbeti i habitur nga lajmi.

Marquez, i njohur me numrin 93, përgatiti një lamtumirë shumë emocionuese, duke shfaqur disa tabela me mesazhe për tifozët:

“Do të flasim më vonë, por fillimisht…”.
“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi“.
“Shpresoj të jeni kënaqur po aq sa unë”.
“Kjo do të jetë gara ime e fundit në MotoGP”.
“Bëmë histori”!

I emocionuar dhe me lot në sy, ai u dërgoi puthje tifozëve dhe formoi një zemër me duar.

Lamtumirë në kulmin e karrierës

Vendimi i tij ishte mbajtur sekret dhe vetëm pak persona të afërt kishin dijeni. Drejtuesit e Ducati-t, Gigi Dall’Igna dhe Davide Tardozzi, e përqafuan gjatë në garazh.

Piloti spanjoll pritet të shpjegojë arsyet e tërheqjes në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Valencia.

Megjithatë, besohet se dëmtimet e shumta të pësuara gjatë karrierës, veçanërisht problemet me shpatullën dhe krahun e djathtë, kanë ndikuar në vendimin e tij për t’u larguar në kulmin e suksesit, si dhjetë herë kampion bote.

TË FUNDIT