Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Përzgjedhësi i ri i Suedisë, Graham Potter, ka bërë seleksionimin e tij të parë që prej marrjes së detyrës dhe ka vendosur të përfshijë një emër të njohur për futbollin Kosovar, Besfort Zenelin, vëllain e yllit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelit.

Besfort Zeneli, i cili aktualisht luan për Elfsborgun në ligën suedeze, ka vendosur ta përfaqësojë vendin ku ka lindur dhe është rritur, duke i dhënë fund çdo dileme rreth së ardhmes së tij ndërkombëtare.
Ai më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21, por tani ka zgjedhur rrugën e Suedisë, ndryshe nga vëllai i tij Arbëri, i cili është ndër figurat kryesore të Kombëtares së Kosovës.
Suedia do të përballet fillimisht me Zvicrën, ndërsa më pas me Slloveninë, në dy takime që mund të përcaktojnë fatin e grupeve.
Në anën tjetër, edhe Kosova ndodhet në një pozitë delikate, por me shpresë për kualifikim.
Nëse Suedia arrin ta ndal Zvicrën, dhe Kosova fiton ndaj Sllovenisë, atëherë “Dardanët” do të kishin mundësinë të sigurojnë vendin e parë me një fitore në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës. /AutoPortali




