Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka komentuar formën e dobët të Lewis Hamiltonit në sezonin e tij të parë me Ferrarin, duke thënë për Daily Mail se shtatë herë kampioni botëror duhet të mendojë seriozisht për tërheqjen nga garat.
“Ka qenë një talent i madh, por tani është në tatëpjetë. Është i lodhur, nuk ka më për çfarë të rrezikojë”, tha 94-vjeçari. Sipas tij, vazhdimi i garimit vetëm do t’i dëmtonte reputacionin.
Ecclestone sugjeron që Ferrari të konsiderojë zëvendësimin e Hamiltonit me një emër të ri si Isack Hadjar apo Gabriel Bortoleto, të cilët kanë lënë përshtypje të mira në sezonin e tyre debutues në F1.



