Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone (94 vjeçar), i ka bërë thirrje Lewis Hamiltonit të tërhiqet menjëherë nga garat dhe të kërkojë pagesën e plotë të kontratës me Ferrarin, përpara se t’i ndodhë diçka e keqe.
Pas një paraqitjeje zhgënjyese në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku u rendit i 12-ti, Hamilton e quajti veten “absolutisht të padobishëm” dhe la të kuptohet se Ferrari duhet ta zëvendësojë. Shtatë herë kampioni botëror ndodhet në vitin e parë të një kontrate trevjeçare me Ferrarin, me vlerë 60 milionë funte në vit.
“Lewis është i lodhur. Ka arritur majat dhe tani është në rënie. Duhet të largohet pa rrezikuar më shëndetin. Ka fituar shtatë tituj, kjo mjafton”, tha Ecclestone.
Hamilton aktualisht renditet i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve dhe pritet të rikthehet më 31 gusht në Çmimin e Madh të Holandës, nëse nuk ndryshon mendje.




