Ish-shefi i Formula 1, Berni Ecclestone, tha se Oscar Piastri është “shumë i turpshëm dhe i mërzitshëm”, ndërsa McLaren favorizon Lando Norrisin për arsye marketingu. Sipas tij, ekipi dëshiron që kampioni të jetë britanik.
Ecclestone shtoi se Piastri ishte më i shpejtë në fillim të sezonit, por “u ngadalësua nga ekipi”. Ai vlerësoi se Verstappen mbetet favorit për titull, pavarësisht se ka 36 pikë më pak se Norris.
“Red Bull ka makinë të jashtëzakonshme dhe Max ka diçka të veçantë”, tha 95-vjeçari.




