Edon Zhegrova është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Ylli kosovar me paraqitjet e tij fantastike është shndërruar në lider te skuadra franceze.
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar tre futbollistët që kanë bërë më së shumti driblime këtë sezon, në katër ndeshjet e para.
Edon Zhegrova renditet në vendin e dytë, me 31 driblime, tre më pak se Vinicius Jr, ndërsa i treti është Savinho i Manchester Cityt, me 28 driblime.
25-vjeçari ishte më mëritori që Lille shënoi fitore ndaj Real Madridit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, derisa shkëlqeu edhe në fitoren ndaj Atletico Madridtit dhe barazimin ndaj Juventusit ku bëri edhe asistim.



