Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, së bashku me stafin e tij, kanë inspektuar sot vendin ku mbrëmë shpërtheu një zjarr i fuqishëm në një objekt banesor në rrugën “Ali Vitia”, në lagjen Kalabria të kryeqytetit.
Derisa, Policia bashkë me inspektorin e hetimeve të zjarrit po vazhdojnë punën për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, shkruan AutoPortali.
Kjo drejtori ka njoftuar po ashtu, se ekipet e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve janë në terren duke punuar intensivisht për pastrimin dhe largimin e mbetjeve të mbetura pas flakëve.
Erërat e forta kanë shkaktuar rënien e pjesëve të djegura nga kulmi i ndërtesës, duke rrezikuar zonën përreth kompleksit banesor.
Autoritetet po mbajnë situatën nën kontroll, ndërsa bëjnë apel për kujdes maksimal në këtë zonë. /AutoPortali




