Emigrantët shqiptarë nisin kthimin nga pushimet, më të shumtë ata nga Italia
E

Emigrantët shqiptarë nisin kthimin nga pushimet, më të shumtë ata nga Italia

Përmes portit të Vlorës ka rinisur kthimi i pushuesve dhe emigrantëve shqiptarë drejt Italisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Europian, ku jetojnë e punojnë.

Pas pushimeve në Vlorë e Shqipëri, dhjetëditëshi i dytë i gushtit shënon zakonisht fluksin lartë të pasagjerëve që kthehen.

Për emigrantët, pushimet në vendlindje pranë të afërmve janë çdo vit të veçanta.

Sipas AbcNews, shqiptarët që jetojnë në Itali përbëjnë dhe numrin më të lartë të udhëtarëve në portin e Vlorës.

Për ta Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe pushimet i shohin çdo vit si mundësi për të vizituar vendlindjen.

Përmes portit të Vlorës zgjedhin të udhëtojnë edhe turistët italianë që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime. /AutoPortali

TË FUNDIT