Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2025. Pas garës ai foli për mediat, duke qenë i emocionuar. Me lot në sy ai komentoi këtë triumf të madh.
“Faleminderit djema, o Zot. Më keni bërë ëndrrat realitet, shumë faleminderit“, tha Norris direkt nga makina, teksa bënte xhiron e kthimit në bokse.
Më tej, ai shtoi: “Ju dua djema. Faleminderit për gjithçka, e meritoni. Ju dua mami, ju dua babi. Faleminderit për gjithçka. Nuk po qaj! Jam i lumtur“.
“Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka qenë një nder për mua të dueloj me Piastrin e Verstappenin për titull. I përgëzoj të dy. Ia dolëm mbanë”, tha Norris.



