Enrique kërkon transferime të reja në mënyrë që ta fiton përsëri Champions league
E

Enrique kërkon transferime të reja në mënyrë që ta fiton përsëri Champions league

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i ka paraqitur bordit kërkesa të qarta për merkaton verore dhe ato janë tre përforcime strategjike për të rikthyer klubin në majat e Evropës.

Sipas mediave franceze, spanjolli insiston për një portier të ri në rast largimi të Gianluigi Donnarummas, një qendërmbrojtës për të shtuar konkurrencën me Marquinhos dhe William Pacho, si dhe një mbrojtës të djathtë që të ofrojë alternativa për Achraf Hakimin, transmeton AutoPortali.

Pavarësisht kërkesave, drejtuesit e PSG-së nuk parashikojnë një merkato me shumë transferime.

Strategjia e klubit mbetet e qartë dhe ajo është lëvizje të kufizuara, por të menduara mirë, pa prishur ekuilibrin brenda grupit.

Për këtë arsye, po merren në konsideratë vetëm afrime që nuk cënojnë harmoninë në dhomën e zhveshjes.

Në listën e trajnerit është përfshirë Ilya Zabarnyi si alternativë në qendër të mbrojtjes, ndërsa mungesa e një zëvendësuesi natyral për Hakimin e bën urgjente gjetjen e një mbrojtësi të djathtë.

Nëse Donnarumma largohet, PSG është gati të nisë menjëherë kërkimin për një gardian të ri.

Deri tani, i vetmi afrimi i konfirmuar është Renato Marin, një profil i ulët që nuk pritet të ndikojë në formacionin bazë.

Megjithatë, ambicia e PSG-së mbetet e pandryshuar, dhe klubi synon të ndërtojë një skuadër të balancuar, që i përgjigjet objektivave të mëdha në arenën ndërkombëtare. /AutoPortali

TË FUNDIT