Pas një sezoni spektakolar të organizuar nga Eurogoma Racing Team dhe Sim Race Kosova, fundjava e fundit në Silverstone vendosi gjithçka.
Në garën e tetë dhe përmbyllëse të sezonit, Jetmir Kojqiqi arriti fitoren e tij të tretë, duke shtuar edhe pesë vende të dyta këtë vit, rezultat që i siguroi vendin e dytë në kampionat.
Ndërkohë, Enver Suhodolli, që e përfundoi garën në vendin e dytë në Silverstone, falë pesë fitoreve dhe tre vendeve të dyta gjatë sezonit, u kurorëzua sërish si kampion i Kosovës në Formula 1 Sim!
Doan Karabeg përfundoi i treti në garën e Silverstone dhe po ashtu i treti në renditjen përfundimtare.
Në pistën britanike, Donrat Ramadani mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa Leon Berisha në të pestin.
Një sezon i mbushur me rivalitet, adrenalinë dhe pasion për motorsportin – Formula 1 Sim po rritet çdo vit më shumë!