Estupiñán zyrtarizohet te Milani, zëvendëson Theo Hernandez
E

Estupiñán zyrtarizohet te Milani, zëvendëson Theo Hernandez

Milani ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit ekuadorian Poervis Estupiñán. Futbollisti 26-vjeçar vjen si zëvendësues i drejtpërdrejtë i Theo Hernandez, i cili u transferua këtë verë drejt kampionatit arab.

Pas disa ditësh spekulimesh dhe negociatash intensive, kuqezinjtë kanë arritur akordin me klubin e mëparshëm të Estupiñán dhe kanë firmosur me të deri në vitin 2029. Mbrojtësi i majtë, i njohur për shpërthimet në krah dhe qëndrueshmërinë në fazën mbrojtëse, pritet të sjellë freski dhe siguri në krahun e majtë të prapavijës së Milanit, shkruan AutoPortali.

Ky transferim vjen si një përgjigje e shpejtë ndaj largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që tronditi jo pak tifozët kuqezi. Me ardhjen e Estupiñán, drejtuesit e klubit synojnë të ruajnë balancën e skuadrës dhe të vazhdojnë garën për objektiva madhorë në Serie A dhe Evropë.

 

TË FUNDIT