“Fabrika Transparente” ikonike e Volkswagen në qytetin lindor gjerman të Dresdenit do të shndërrohet në një kampus inovacioni, duke i dhënë fund prodhimit të automjeteve në vendin ku muret janë pothuajse tërësisht prej qelqi.
Volkswagen tha të enjten se po planifikonte një qendër për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale, robotikën, mikroelektronikën dhe dizajnin e çipave, me Universitetin Teknik (TU) të qytetit që do të përdorë gjysmën e hapësirës në fabrikë, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
Dhe kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Volkswagen dhe TU do të investojnë më shumë se 50 milionë euro (58 milionë dollarë) gjatë shtatë viteve të ardhshme.



