FBI fillon hetimet ndaj Samuel Et’o, dyshohet për zhdukjen e 600 mijë dollarëve
F

FBI fillon hetimet ndaj Samuel Et’o, dyshohet për zhdukjen e 600 mijë dollarëve

Anëtarë të Federatës së Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT) kanë dorëzuar një padi penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja të hetojnë zhdukjen misterioze të shumës prej 600,000 dollarësh.

Mediat e kamerunit kanë raportuar se kjo shumë, që ishte parashikuar si pagesë për federatën pas një ndeshjeje miqësore ndaj Meksikës në San Diego gjatë qershorit të vitit 2023, nuk ka rezultuar në llogaritë zyrtare të FECAFOOT, transmeton AutoPortali.

Paratë ishin transferuar nga kompania amerikane Soccer United Marketing, por mungesa e tyre në bilancin e federatës ka ngritur dyshime serioze.

Padia përmban akuza të rënda që përfshijnë mashtrim elektronik, pastrim parash dhe evazion fiskal, duke hedhur dyshime mbi menaxhimin financiar dhe transparencën brenda institucioneve sportive të Kamerunit.

Edhe pse emri i legjendarit të futbollit dhe presidentit të federatës, Samuel Eto’o, nuk përmendet drejtpërdrejt në dokumentet e padisë, roli i tij mbetet qendror dhe ai mund të jetë pjesë e hetimeve që pritet të zhvillohen nga autoritetet amerikane në ditët dhe muajt në vazhdim.

Kjo çështje ka shkaktuar tronditje në komunitetin e futbollit kamerunas dhe përbën një sfidë të rëndësishme për imazhin e federatës dhe menaxhimin e financave të sportit më të dashur në vend. /AutoPortali

TË FUNDIT