FC Prishtina përballet me procedurë disiplinore pas sjelljeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Llapit
F

FC Prishtina përballet me procedurë disiplinore pas sjelljeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Llapit

Klubi i futbollit FC Prishtina është përballur me masë disiplinore nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës, ndaj Llapit, të zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas arsyetimit zyrtar të Komisionit, në minutën e dytë të ndeshjes, tifozët vendës “Plisat” hodhën mjete piroteknike pas portës dhe në fushën e lojës veprim që u përsërit edhe në minutat e 9-të dhe 36-të të pjesës së parë. Këto veprime kanë shkelur rregullat disiplinore të FFK-së, duke e vendosur klubin në pozitë të vështirë përballë organeve të drejtësisë sportive, shkruan AutoPortali.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, FC Prishtina shënoi fitore bindëse 3:0 ndaj Llapit, duke regjistruar tri pikët e para të sezonit të ri. Por incidentet me tifozët rrezikojnë t’i kushtojnë klubit me gjobë apo masa të tjera disiplinore në vijim.

TË FUNDIT