Felipe Massa fillon betejën për 73 milionë euro
F

Felipe Massa fillon betejën për 73 milionë euro

Ish-piloti i Ferrarit, Felipe Massa, ka nisur procesin gjyqësor në Londër, duke kërkuar 73 milionë euro dëmshpërblim dhe rikthimin e titullit të kampionit të Formulas 1 për vitin 2008, që i shkoi Lewis Hamiltonit me vetëm një pikë diferencë.

Rasti lidhet me skandalin e njohur si “Crashgate”, gjatë Çmimit të Madh të Singaporit, kur piloti Nelson Piquet Jr. u përplas qëllimisht me murin për t’i dhënë avantazh ekipit të tij, Renault, dhe Fernando Alonsos.

Massa pretendon se Bernie Ecclestone dhe Max Mosley e dinin të vërtetën, por e fshehën për të shmangur një skandal të madh. Ai tha se edhe Jean Todt e kishte paralajmëruar për manipulimin, por Ferrari nuk e mbështeti.

Nëse gjykata pranon kërkesën e tij, rezultati i atij sezoni mund të rishikohet, çka do t’i jepte Massës titullin e kampionit botëror të 2008-ës pas 17 vitesh.

 

TË FUNDIT