Ferrari e ka marrë vendimin Hamiltonin
F

Ferrari e ka marrë vendimin Hamiltonin

Tensionet po shtohen në Maranello. Pas një sezoni pa fitore, pa “pole position” dhe me vetëm 146 pikë në 20 gara, Lewis Hamilton po humbet mbështetjen brenda Ferrarit. Sipas ESPN, ekipi italian nuk planifikon t’i ofrojë kontratë të re pas vitit 2026, kur skadon marrëveshja aktuale.

Që nga ardhja e tij nga Mercedes, bashkëpunimi me Ferrarin “nuk ka funksionuar siç pritej”. Burime nga ekipi thonë se Hamilton ndihet i padëgjuar dhe i pakënaqur me drejtimin teknik të skuadrës. Ndërkohë, Charles Leclerc shihet si piloti i së ardhmes, duke e lënë të ardhmen e Hamiltonit në Formula 1 të pasigurt.

TË FUNDIT