FIA miraton rregulloret e reja të WRC-së për vitin 2027
F

FIA miraton rregulloret e reja të WRC-së për vitin 2027

FIA ka konfirmuar ndryshimet kryesore sportive dhe teknike për sezonin 2027 të Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC), ku do të garojnë veturat e reja WRC27 dhe veturat Rally2 të përditësuara.

Kategoria kryesore do ta ruajë emrin Rally1, por do të ndahet në dy lloje veturash: WRC Cars dhe WRC Kit Cars, të cilat pritet të kenë performancë të ngjashme.

Toyota, Project Rally One dhe RMC Motorsport do të garojnë me vetura të reja WRC27, ndërsa M-Sport ka nisur testimin e Ford Fiesta Rally2 të përditësuar. Të dyja kategoritë do të përdorin kufizues turbo prej 33 mm, duke fituar rreth 15 kuaj fuqi më shumë krahasuar me veturat aktuale Rally2.

Titulli i prodhuesve do të shndërrohet në Kampionatin e Konstruktorëve, ndërsa do të krijohet edhe Kampionati i Ekipeve WRC, i cili do të zhvillohet në shtatë gara të përzgjedhura.

Titujt WRC2, WRC3 dhe WRC Master Cup do të vazhdojnë edhe në vitin 2027.

FIA WRC

FIA ka prezantuar gjithashtu kategorinë e re Rally6, me kosto të parashikuar prej 35.000 deri në 47.000 euro, për t’ua lehtësuar pjesëmarrjen pilotëve me buxhet të kufizuar.

Veturat do të bazohen në modele prodhimi me katër ulëse, me motor turbo 1.6 litra ose atmosferik 2.0 litra. Rregullat synojnë të ulin shpenzimet, duke ruajtur standardet e sigurisë të krahasueshme me ato të kategorisë Rally5-Kit.

TË FUNDIT