FIAT 500e bëhet vetura elektrike më e përballueshme
F

FIAT 500e bëhet vetura elektrike më e përballueshme

Falë incentivave që qeveria italiane pritet të lëshojë për automjetet elektrike, FIAT 500e do të mund të blihet me një çmim më të ulët se Panda.

Oferta hyn në fuqi nga shtatori dhe mund të shfrytëzohet nga drejtuesit që duan të rinovojnë makinën pas pushimeve verore.

Aktualisht, modeli 500e Pop shitet me çmim bazë prej 23.900 euro. Me zbritjen ekzistuese prej 10 mijë eurosh, shuma bie në 13.900 euro.

Ndërsa me bonusin shtetëror të ri, që mund të arrijë deri në 11 mijë euro varësisht nga të ardhurat familjare (ISEE), kostoja mund të ulet edhe më tej, shkruan reportmotori, transmeton AutoPortali.

Për ata që dorëzojnë një makinë për skrap ose në këmbim, zbatohet një ulje shtesë prej 2 mijë eurosh. Në total, FIAT 500e mund të përfundojë duke kushtuar vetëm 9.950 euro, me kushtin e një financimi.

Makina elektrike ofrohet me motor prej 95 kuaj-fuqi dhe autonomi prej 190 kilometrash, duke e bërë një opsion praktik për përdorim urban. Pavarësisht se regjistrimet e saj kanë rënë që nga viti 2022, 500e mbetet një nga city car-et elektrike më të preferuara në Evropë.

Nëse zgjidhet formula e financimit aktual, pa përfshirë ende bonusin qeveritar, klienti paguan një avans prej 5.970 euro, 35 këste mujore nga 199 euro me interes fiks 5,99% dhe një pagesë përfundimtare prej 11.228 euro. /AutoPortali

TË FUNDIT