Fiat prezanton motorin e ri me përzierje etanoli, më lirë dhe më ekologjik
F

Fiat prezanton motorin e ri me përzierje etanoli, më lirë dhe më ekologjik

Fiat ka njoftuar një risi të madhe për tregun e automobilave, i cili që nga 1 gushti 2025, pick-up-i i saj i njohur Toro është pajisur me një motor të ri që përdor përzierje benzine dhe etanoli.

Për çdo litër karburanti, 30% është etanol, duke e bërë automjetin më ekonomik dhe më miqësor me mjedisin.

Ky motor i ri, Turbo 270 Flex, do të prodhohet në fabrikën e Fiat në Minas Gerais, Brazil, dhe është i aftë të gjenerojë deri në 176 kuaj fuqi, shkruan Reportmotori.

Përveç performancës, Toro do të ofrojë edhe përmirësime në dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, me dy ekrane moderne prej 7 dhe 10,1 inç.

Në Brazil, çmimi fillestar i modelit është 159.490 reais, që i bie rreth 25.100 euro. Toro mbetet një nga modelet më të dashura në tregun e Amerikës Latine, dhe Fiat synon që me këtë inovacion të forcojë edhe më shumë pozitën e saj si markë lider, duke ofruar një alternativë më të lirë dhe më të qëndrueshme ndaj karburanteve tradicionale.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur industria automobilistike është duke kërkuar zgjidhje të reja për uljen e emetimeve të CO2.

Krahas makinave elektrike, që po mbështeten nga institucionet, alternativat si biodieseli, AdBlue dhe tani etanoli po shihen si rrugë praktike për një tranzicion më gradual drejt teknologjive më të pastra. /AutoPortali

TË FUNDIT