Federata Shqiptare e Futbollit ndëshkohet nga FIFA me gjobë 161,500 franga zvicerane dhe ndalim të pjesëmarrjes së 20% të tifozëve në stadium për ndeshjen me Letoninë.
Kjo masë vjen pas incidenteve në ndeshjen Shqipëri–Serbi, ku autoritetet ndërkombëtare kanë vlerësuar se federata shqiptare nuk ka marrë masat e duhura për të parandaluar sjelljet jo sportive dhe shkeljet e rregullave të sigurisë, shkruan AutoPortali.
Ndëshkimi synon të sigurojë disiplinën dhe respektin në stadiume për ndeshjet e ardhshme.


                                    

