Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Serbinë për sjelljet e tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë më 11 tetor në Leskovc.
Federata serbe do të paguajë 87,500 franga zvicerane (rreth 94 mijë euro) për fyerje dhe sjellje diskriminuese ndaj shqiptarëve gjatë himnit dhe gjatë ndeshjes.
Përveç gjobës, Serbia është ndëshkuar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit (25%) në ndeshjen e radhës kundër Letonisë.
Gjatë përballjes për kualifikimet e Botërorit 2026, tifozët serbë bënë thirrje fashiste kundër shqiptarëve e Kosovës, por Shqipëria doli fituese me rezultatin 1–0, pavarësisht atmosferës armiqësore.



